Nëpërmjet profileve të tij në rrjetet sociale, Andres Iniesta, mesfushori i Vissel Kobe, ka dhënë një mesazh nga Japonia në lidhje me emergjencën e krijuar nga Coronavirus.“Dua të jap një mesazh mbështetjeje, inkurajimi dhe ndërgjegjësimi në këtë situatë shumë të rëndë dhe të komplikuar që po jetojmë”, ka thënë ish-ylli i Barcelona-s.
“Duhen respektuar protokollet, udhëzimet dhe të gjitha masat që po na japin profesionistët në këto ditë. Duhet koherencë me atë që po bëjmë me veten tonë dhe për ata që na rrethojnë.Të dalim sa më pak të jetë e mundur në rrugë. Siç e dini, unë dhe familja ime jetojmë në Japoni. Shkollat janë mbyllur për javë të tëra, kemi dalë sa më pak në rrugë, prakitikisht nuk mund të bënim asgjë.Duket se situata po normalizohet, edhe pse vazhdojmë të marrim të gjitha masat e mundshme.”