Nga Lutfi Dervishi
Mos u tremb. Nuk kam ardhur të të vras. Nuk dua të të lëndoj. Nuk dua as të frikësoj. Kam një mision tjetër. Misioni im është:
1. Të të mësoj si lahen duart! 2. Të të mësoj si të mbash distancë të shëndetshme me njerëzit! 3. Të të mësoj se nuk duhet pështyrë në tokë! 4. Të të mësoj që nuk flitet duke klithur! 5. Të të mësoj se ka edhe një jetë tjetër përtej jetës së kafenesë!6. Të të mësoj që mund të qëndrosh më shumë në shtëpi që të mos fërkosh kokën kur të të pyesin: sa vetë jeni në shtëpi? 7. Të të mësohesh që lajmet e rreme janë të dëmshme! 8. Të të mësoj që mund të jetosh pa përdorur makinën! 9. Të të mësoj që këmbët mund t’i përdorësh për të ecur! 10. Të të mësoj që të çmendurit i ke në ekrane dhe jo në spitale!
P.S. Sapo të përmbush këtë mision unë do të largohem ashtu si erdha. Pa u ndjerë.