Italia po lufton me armikun e padukshëm, COVID-19, i cili është përhapur me ritme të frikshme në këtë vend, duke e renditur të dytin në botë për sa i përket viktimave të shkaktuara dhe personave të infektuar, shifra rekord.

I gjithë vendi është futur dhe karantinë dhe vetëizoluar, teksa shumë mesazhe solidariteti dhe sidomos optimizmi dhe shprese vijnë nga rrjetet sociale. Mes tyre,persona VIP por edhe njerëz të thjeshtë dhe jo të njohur.

Mes tyre, Luciano Spalletti, ish-traneri i Interit, që ka një mesazh të bukur: “Të qëndrojmë në shtëpi duke u vaksinuar me dashuri për vendin tonë. T’I tregojë këtij CVirus se ka zgjedhur kundërshtarin e gabuar për të bërë karrierë”.