Një burrë 51-vjeçar nga Ptolemaida, i cili ishte shtruar në Spitalin Agios Dimitrios në Selanik, është viktima e 47 e koronavirusit në Greqi.
Pacienti kishte probleme shëndetësore të mëparshme dhe u dërgua në spitalin e Selanikut, raportojnë mediat greke.
Në 24 oret e fundsit kane nderruar jete kater persona. Me heret u ndane nga jeta një 78-vjeçar i shtruar në spitalin e Sotiria, një grua 82-vjeçare, që humbi betejën me COVID-19, në Spitalin Evangelismos dhe një burrë 79-vjeçar që u shua në Spitalin Bodosakeio Ptolemais.
Sipas informacionit paraprak, dy të moshuarit e parë kishin sëmundje të mëparshme.
Numri i personave te infektuar ne shtetin fqinj llogaritet ne 1212. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras thote se 72 pacientë u shtruan në spital në intubim dhe pesë kishin kaluar në kujdes intensiv.