Bomber i pakapshëm në fushë, por i jashtëzakonshëm edhe në lojën pa top. Robert Lewandowski e bashkëshortja e tij Anna kanë njoftuar se kanë bërë një dhurim prej 1 milionë euro, për të ndihmuar në përballimin e emergjencës koronavirus.

Sulmuesi i Bayern Mynih në Instagram, ka shpjeguar arsyet e gjestit të tij:Luajmë të gjithë në të njëjtën skuadër, nëse mund të ndihmojmë dikë, le ta bëjmë.Të përpiqemi të jemi solidarë. Ndiqni këshillat e ekspertëve e besoni se shpejt do të kthehemi në normalitet.