Nga sot në orën 23:59 do të pezullohen fluturimet edhe me Britaninë e Madhe, si një masë parandaluese në be tejën kundër koronavirusit. Një vendim i tillë është marrë ditën e sotme nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke qenë se Britania e Madhe ka marrë masat shumë vonë, vetëm pasi janë konfirmuar 1372 të infektuar dhe 35 vikti ma, dhe mbi të gjitha jetojnë shumë shqiptarë. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka bërë me dije këtë masë drastike, siç edhe ai e quan.