Ministrja spanjolle për Barazinë Gjinore, Irene Montero rezultoi pozitive pas testit për koronavirusin, njoftoi sot qeveria.Ajo shtoi se ”të gjithë anëtarët e tjerë të kabinetit do të testohen”.
“Bashkëjetuesi i saj, udhëheqësi i partisë radikale të majtë ‘Podemos’ dhe zëvendëskryeministri, Pablo Iglesias, është në karantinë”, shtoi qeveria në një deklaratë.