“Ju kontrollojmë nëpërmjet qelizave telefonike, mos dilni nga shtëpia, është e rëndësishme pasi këtë betejë do e fitojmë ne”. Është kjo deklarata e përgjegjësit shëndetësor të Lombardisë, Giulio Gallera. Sipas të dhënave të mbledhura nga operatorët telefonik italianë lidhur me lombardët, rezultoi se 4 persona në 10, vijojnë të lëvizin pavarësisht urdhrit të qeverisë.
Nga të dhënat teknologjike me kompanitë e rrjetit telefonik zhvilluar në muajin shkurt, rezultoi se 40% e popullsisë ishin në lëvizje pavarësisht këshillave. Nga verifikimet e kryera, rezultoi se janë persona që janë zhvendosur nga 500 metra deri në 1 kilometër, raporton ‘TgCom’. Në Itali numri total i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 31506, ndërsa i viktimave në 2503.