Duke qenë se ditën e sotme shkoi në 12 numri i personave të infektuar me Covid-19 dhe u shënua vik tima e parë në Durrës, kryeministri Rama u detyrua të marrë të tjera masa parandaluese ndaj koronavirusit. Kreu i qeverisë vendosi mbylljen e të gjitha restoranteve dhe lokaleve në Tiranë dhe Durrës, si dhe gjobë për personat që nuk espektojnë rregullat e vetëkarantinimit.

Ata do të gjobiten me 5 mijë euro, ndërsa Rama paralajmëroi dhe ngritjen e postblloqeve nga policia dhe ushtria. Pas njoftimit të kryeministrit, policia ushtarake shqiptare ka nisur misionin në terren për të evidentuar persona të ardhura nga zonat e prekura, të cilët nuk janë vetë-karantinuar. Në rang global, deri tanë janë shënuar 4,382 viktima dhe janë infektuar 121,739 persona.