Coronavirusi nuk po ndalet dhe numri i të prekurve në të gjithë Botën po prek shifrën 150 mijë. Në këtë hartë nuk qëndron pas as futbolli, me shumë lojtarë që kanë rezultuar pozitivë.Përveç futbollistëve, të infektuar kanë rezultuar edhe presidentë klubesh apo federatash. Pikërisht në lidhje me këtë të fundit, në Serbi, presidenti i Federatës së Futbollit është konfirmuar që është me Coronavirus.
Federata serbe ka njoftuar me një komunikatë se Slavisa Kokeza ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Vërtet një situatë alarmante.