Pas konfirmimit si pozitiv me koronavirus të Paulo Dybalas dhe të fejuarës së tij Oriana është Milani që konfirmon dy raste me COVID-19. Bëhet fjalë për Paolo Maldinin dhe djalin e tij Daniel që aktivizohet në radhët e kuqezinjve. Lajmin e ka dhënë vet klubi i Milanit nëpërmjet një komunikate në të cilën thuhet.
“Milani komunikon se drejtori teknik Paolo Maldini në dijeni se ka pasur kontakt me një person të rezultuar pozitiv dhe në varësi të simptomave që ka pasur ka bërë dje tamponin dhe ka rezultuar pozitiv. Po ashtu pozitiv ka rezultuar edhe djali i tij Daniel futbollist i ekipit të parë. Paolo dhe Daniel Maldini janë në gjendje të mirë dhe pasi i kanë kaluar dy javë në vetëizolim do vijojnë qëndrimin në shtëpi” thuhet në komunikatën e kuqezinjve.