Kur ditën e enjte kryeministri britanik Boris Johnson, edhe pse konfirmoi që pande mia e koronavirusit do të kujtohet si kr iza më e madhe shëndetësore e kësaj gjenerate”, nuk pranoi të shpallte gjendjen e emergjencës dhe të mbyllte si pasojë shkollat dhe institucionet shtetërore në vend, krijoi një habi madje dhe rev oltë në opinionin publik lokal dhe ndërkombëtar.
Vendimi shtroi por edhe një pyetje që më shumë së të thuhet me zë të lartë, mendohet nda të gjithë: çfarë dinë britanikët që ne nuk dimë?
Vendimi i Johnsonit vjen nga një qasje ndryshe të këshilltarëve tëtij për shëndetin, e mbështetur edhe tek disa epidemiologë anglezë, që bazohet tek dy teori.
E para është ajo që mendon se piku në Britaninë e Madhe nuk do të shfaqet përpara 14 javëve, gjë që me masa shtrënguese do të nënkuptonte rreth 3 muaj izolim të popullsisë britanike. Diçka, sipas Downing Street, që nuk mund të realizohet fizikisht dhe që do të çonte në kolaps ekonominë britanike që ka pësuar goditje më parë edhe nga vendimi për largimin nga BE.
Teoria e dytë, tërësisht epidemiologjike, mendon se do të ishte gjë e mirë, në mungesë në periudhën afatshkurtër të një vaksine, që pjesë e mirë e popullsisë të imunizohej nga virusi, duke u in fektuar nga ai, dhe duke zhvilluar natyrisht antikorpet e nevojshme.
Për këtë arsye disa evente masive nuk janë anuluar, madje as shkollat, duke qenë që sipas disa mjekëve britanikë, “ nuk është e provuar që fëmijët të jenë super-shpërndarës të virusit”, siç thotë Clare Wenham, pedagoge e sigurisë shëndetësore globale në London School of Economics.
Kri tikat janë të shumta. Një qasje e tillë, sipas mjekëve reanimatorë britanikë, do të çonte spitalet në një gjendje kolapsi nga sasia e pacientëve, veçanërisht atyre të një moshe të avancuar.
Një mundësi e parashikuar nga qeveria, ku vetë Johnson pohoi se familjet britanike duhet të përgatiten me vd ekje të shumta. Një qasje pothuajse fataliste, qasja e “qetësisë dhe ecjes përpara”, që shumë e kanë cilësuar një bast për qeverinë, që po u humb mund të ketë pasoja të paparashikueshme për Londrën zyrtare.