Ushtria dhe policia nisin kontrollet në terren për koronavirusin. Kontrollet kanë të bëjnë me zbatimin e masave parandaluese për virusin.

Po kështu mësohet se do ketë disa postblloqe në rrugë dhe kontrolle të makinave me targa të huaja si dhe për ato që vijnë nga Pikat Kufitare.

Sot kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të vendosen postblloqe të Policisë së Shtetit dhe Ushtrisë në të gjitha rrugët e Tiranës, për të kontrolluar të gjitha makinat, nëse ka persona të ardhur 14 ditët e fundit nga Italia ose Greqia dhe që nuk qëndrojnë të karantinuar nga frika e koronavirusit.