Shuhet në moshën 92 vjeçare arkitekti i njohur italian me famë ndërkombëtare, Vittorio Gregotti.
Vittorio Gregotti, i cili dizajnoi stadiumin e Barcelonës për Lojërat Olimpike të vitit 1992, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme për shkak të infektimit nga koronavirusi.
Gregotti ndërroi jetë në një spital në Milano pas ishte infektuar nga COVID-19, raporton “Corriere della Sera”.
Gjithashtu, ai ka dizajnuar edhe Teatrin e Operas në Milano, si dhe objekte të tjera të famshme.
Gruaja e Gregottit, Mariana Mazza, është shtruar gjithashtu në Mialno, por ende nuk dihet gjendja e saj.
Stefano Boeri, një tjetër arkitekt i njohur italian, ka shprehur pikëllim për humbjen e Gregottit.
“Çfarë trishtimi i madh”, ka shkruar ai në Facebook.