Wayne Rooney thotë se qeveria dhe autoritetet e futbollit i kanë trajtuar futbollistët si “derra guineje”, gjatë shpërthimit të koronavirusit. Futbolli elitar në Britani është pezulluar deri në të paktën 3 prill, ndersa Premier League ka thënë se rikthimi do te vleresohet sipas kushteve te momentit.
“Për lojtarët, stafin dhe familjet e tyre ka qenë një javë shqetësuese,” tha Rooney. “Një jave në të cilën kemi ndjerë mungesë udhëheqjeje nga qeveria dhe nga FA dhe Premier League.” Duke shkruar në editorialin e tij në Sunday Times, ish-kapiteni i Anglisë tha: “Pjesa tjetër e sportit – tenisi, Formula 1, regbija, golfi, futbolli në vendet e tjera – po mbyllej dhe ne na është thënë që të vazhdojmë. “Unë mendoj se shumë futbollistë po pyesnin: ‘A ka të bëjë me paratë kjo qe po ndodh?’.
“Pse kemi pritur deri të Premten? Pse u desh Mikel Arteta [menaxher i Arsenalit] të sëmuret qe futbolli te bente gjene e duhur?”, shkruan Rooney.
“Pas takimit të urgjencës, më në fund u mor vendimi i duhur – deri atëherë pothuajse ndjehej sikur futbollistët në Angli po trajtoheshin si derra guinea”. “Unë e di se si ndihem. Nëse ndonjë nga familja ime infektohet përmes meje, sepse unë duhet të luaj kur nuk është e sigurt, dhe ata sëmuren rëndë, do të më duhet të mendoj shumë për të luajtur akoma. Unë kurrë nuk do të falja autoritetet.”