Duke parë se në Spanjë po rritet numri i të infektuarve nga koronavirusi dhe kryesisht kryeqyteti Madrid ka patur numrin më të madh të të prekurve, qeveria spanjolla ka vendosur, të paktën deri në 26 Mars, mbylljen e të gjitha shkollat ​​dhe universitetet, teatrove, bibliotekave, qendrat kulturore, arsimore dhe sportive në të gjithë vendin. Të gjitha eventet publike gjithashtu janë pezulluar. Madridi kërkon masa edhe më të rrepta -Sipas raporteve nga ‘El Mundo’, Komuniteti Autonom i Madridit i ka kërkuar qeverisë qendrore “masa më të rrepta për dhjetë ditët e ardhshme”.