Ndërsa shqetësimet për koronavirusin rriten, Hollywood-i po ndjen efektet.Filmi i James Bond “No Time to Die” ishte filmi i parë që mori një goditje të madhe në treg këtë javë, pasi prodhuesit e shtynë atë nga prilli deri në nëntor.Filma të tjerë të publikuar kohët e fundit në Hollivud , si “Sonic the Hedgehog”, “Bloodshot” dhe “Mulan” , do të shtyhen në Kinë, ku 70,000 teatrot e rajonit mbeten të mbyllura për shkak të shqetësimeve të koronavirusit.Është e panjohur se kur do të hapen teatrot, kështu që më shumë filma ka të ngjarë të ndikohen në javët apo muajt e ardhshëm.Kjo mendohet të sjellë dëme me miliona dollarë për kompanitë që kanë prodhuar filmat, duke qenë se Kina është një treg i madh për to.