Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca se BE është gati të mbështesë Shqipërinë në betejën me koronavirusin, e ndërsa sipas tij një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave e quan një sinjal pozitiv për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Bashkimi Europian është gati që të mbështesë Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë në “luftën” me koronavirusin. Komisioni Europian po shikon mundësinë për të ridrejtuar fondet IPA (Fonde për ndihma para anëtarësimit). Një përgjigje pozitive për të hapur negociatat do të ishte një sinjal rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Soreca.