Rasti pozitiv me koronavirus i futbollistit të Juventus, Daniele Rugani ka sjellë tronditje te skuadra kampione e Italisë, që përvec gjymtimit të kalendarit në pjesën e mbetur të sezonit, detyrohet të mendojë skenarë karantine që për të ishin të paimagjinueshëm.
Plot 121 persona janë izoluar, mes të cilëve futbollistë, anëtarë të stafit, drejtues dhe nëpunës të klubit, dhe po i nënshtrohen analizave të tjera me shpresën se nuk do të ketë më raste të pandemisë globale që po kërcënon shumë vende.
E gjithë skuadra do t’i nënshtrohet analizës së bërë të famshme këto javë përmes një tamponi. Disa futbollistë i janë nënshtruar dhe kanë rezultuar negativë, mes të cilëve dhe portugezi kristiano Ronaldo. procedura parashikon një karantinë edhe për 15 ditë, për ata që kanë patur kontakt me Daniele Ruganin e infektuar.
Gjithçka do të reflektohet edhe në kalendarin e Juventus, sigurisht duke pritur se çfarë vendimesh do të marrë UEFA për të gjithë futbollin europian. Nëse çdo gjë shkon mirë, Juventus do të mund të rikthehet në stërvitje jo më parë se 25 marsi./tch