Mesazhin e fundit në fjalimin e saj ajo e formuloi në anglisht, e përsëriti në frëngjisht e pastaj në gjermanisht: Situata është në zhvillim dhe Komisioni i BE-së është i gatshëm të bëjë më shumë – „gjithçka është e nevojshme, për ta mbështetur ekonominë europiane.” Presidentja e Komisionit të BE-së në konferencën e shtypit në Bruksel në radhë të parë synoi të bëjë një gjë të qartë: BE po përgatitet, që t’i mbështesë vendet anëtare në çdo formë, për të shmangur, që ekonomia të pësojë k olaps. Bashkë me dy zëvendëspresidentët e Komisionit, Margrethe Vestager, përgjegjëse për Digjitalizimin dhe Konkurrencën, dhe me Valdis Dombrovskis, përgjegjës për Ekonominë, të premten (13.03) von der Leyen prezantoi atë që do të bëjë tani komisioni në l uftën ku ndër pasojave ekonomike të pandemisë. “Një sh ok për ekonominë tonë” Virusi nuk është më vetëm një rr ezik për shëndetin tonë, por edhe një „shok për ekonominë tonë”, tha von der Leyen. Nëse ekonomia në BE do të dobësohet, Komisioni i BE-së mendon të shfuqizojë rregullat europiane të buxhetit. Por fillimisht duam të shfrytëzojmë hapësirat e paktit të stabilitetit dhe rritjes ekonomike, tha Dombrovskis. Sipas normave të paktit të BE-së një vend anëtar nuk lejohet të ketë borxhe më shumë se 3 përqind të produktit bruto në vend. Nëse një vend e shkel këtë normë kë rcënohet nga procesi i deficitit me ndëshkime. Përjashtimet janë të mundshme vetëm, nëse rrethanat janë të jashtëzakonshme. Si p.sh. katastrofat natyrore, apo si aktualisht pandemia e COVID-19.

37 miliardë për luftën kundër Coronës- Presidentja e Komisionit të BE-së deklaroi edhe se BE-ja do të verë në dispozicion 37 miliardë euro për lu ftën k undër pandemisë së Coronës. Këto janë 12 milionë më shumë se sa u deklaruan në fillim të javës. Këto shuma do të përdoren nga depozitat deri tani të paprekura të fondit të BE-së për strukturën. Sikurse vuri në dukje komisari i Financave Valdis Dombrovskis, 100.000 sipërmarrje të vogla dhe të mesme mund të mbështeten me garanci për kredi dhe gjithsej për to mund të llogaritet një shumë rreth tetë miliardë euro për të garantuar likiditetin e tyre. Kjo mund të jetë urgjentisht e nevojshme. Sepse, sipas një nëpunësi të lartë të BE-së në Bruksel, rritja ekonomike e BE-së mund të bjerë nën zero. Kjo është një rënie e ndjeshme, pasi në fakt për vitin 2020 ishte parashikuar një rritje e ekonomisë në BE me 1,4 përqind. “Ne jemi të gjithë italianë”- Përveç ndihmave ekonomike, von der Leyen theksoi, se sa i rëndësishëm është solidariteti europian: “Ne jemi tani të gjithë italianë”, tha ajo nisur nga situata e rënduar në këtë vend anëtar të prekur fort prej epidemisë.

Izolimi dhe paralazimi total i jetës publike në Itali e ka god itur ekonomisht këtë vend gjithsesi të prekur nga kriza ekonomike. Në kushtet e përhapjes së pandemisë edhe shumë vende të tjera të BE-së janë duke marrë pasa të forta për ndërprerjen e kontakteve sociale në mënyrë që të shmanget rre  ziku i përhapjes së virusit. Po ashtu disa vende kanë filluar të aplikojnë edhe kontrollin shëndetësor për të huajt që hyjnë në kufi, në mënyrë që të lejohen ata me symptoma infeksioni për shmangjen e rre  zikut të infektimit të qytetarëve vendas. Këto kontrolle nuk konsiderohen si rivendosje e kontrollit kufitar.DW