Mjekët dhe infermierët janë të parët në luftën e tmerrshme ndaj Coronavirusit, që ka alarmuar Botën, me mbi 200 mijë të prekur.Gjestet dhe solidarizimet për mjekët dhe infermierët nuk kanë munguar, sidomos nga bota e futbollit. I fundit që ka kryer një gjest fantastik është Wilfried Zaha.
Sulmuesi, i cili luan për Crystal Palace në Premier League, është bashkëpronar i një kompanie të pasurive të patundshme dhe ka ofruar akomodim falas për ata që po luftojnë me COVID-19.Zaha ka hapur dyert e apartamenteve të tij, duke i vënë në dispozicion të mjekëve dhe infermierëve të ndryshëm. 27-vjeçari ka publikuar në rrjetet sociale nisëm e tij, një gjest që është mirëpritur nga tifozët e shumtë të Palace dhe jo vetëm.