Moderatorja, Luana Vjollca prej 6 vitesh tashmë është në një lidhje dashurie me biznesmenin Krenar Çoçaj. Ndonëse asnjëherë nuk e ka pranuar publikisht, ata janë fotografuar shpesh herë bashkë. Madje kanë bërë edhe komente të shumta në profilet përkatëse në Instagram.
Së fundmi, Luana ka publikuar një foto, ku shfaqet në një studio muzikore duke punuar për këngën e re. nuk ka munguar as komenti i Krenarit, i cili është ankuar, pasi mesa duket moderatorja e ka lënë pas dore. ‘Na ke lodh pune, pune, çohu shko naj pushim mo’, i shkruan ai partneres. Kujtojmë që prej disa kohësh është zbuluar se çifti këtë vit do të lidhin kurorë në një ceremoni madhështore.