Elton Arbana gjithmonë ka mbështetur gratë dhe në festën e 8 Marsit ai ka organizuar udhëtime për to. Pavarësisht situatës së tërmetit dhe pasojave që la pas, ai i jep vëmendjen e duhur grave. Sot mbi 60 gra kanë menduar qytetin e Gjirokastrës për të kaluar një ditë ndryshe.
Kryetari i Bashkisë së Shijakut gjithashtu është shprehur se gratë meritojnë më të mirën çdo ditë!”Gratë kanë në dorë edukimin e brezit të ardhshëm. Kjo është një punë me shumë përgjegjësi, por gratë janë të forta dhe dinë t’ja dalin mbanë në çdo situatë.Gratë duhen respektuar, duhen përkrahur. Ata janë nëna, bashkëshorte, vajzat tona. Bashkia e Shijakut do të mbështesë gjithmonë pjesëmarrjen e grave në sipërmarrjet sociale, do të aktivizojë gratë në zonat rurale. Gratë duhen respektuar, gjithmonë”- thotë Elton Arbana.