Në njësitë administrative, Lazarat, Antigone e Odrie, si dhe në bashkinë Qender, Gjirokastër ka nisur shpërndarja e 150 pakove të para. Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, tha për ATSH-në se “në fokus janë personat dhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, komuniteti rom dhe egjiptian, fëmijët me status jetimi, fëmijët e vendosur nè kujdestari, gra dhe burra kryefamiljarë, persona me aftësi ndryshe, familje në nevojë, si dhe të moshuar që jetojnë vetëm”. “Nga shërbimet sociale të bashkisë po kontaktohen me telefon dhe derë më derë të gjithë të moshuarit qe janë pa kujdesin e të afërmve të tyre. Per çdo nevojë janë ngritur 3 grupe patronazhimi. Të moshuarve dhe atyre qe e kanë të pamundur lëvizjen, po u shërbehet në familje me medikamentet për të cilat kanë nevojë, si dhe me ushqime”, – theksoi Golemi.
Kryebashkiaku shprehet se “nga bashkia janë vlerësuar rreth 300 familje dhe të moshuar, të cilët në ditët në vijim do të mbështeten me produkte ushqimore dhe paketa higjeno-sanitare”. Sipas tij në bashkëpunim me Postën Shqiptare po identifikohen të moshuar, që për shkak të situatës, kërkojnë që pagesa e pensionit tu shkoje në banesë. “Edhe për ata pensioniste që kanë grafikun e medikamenteve, kordinohet puna me ISKSH dhe përmes grupeve të patronazhit, medikamentet u dorëzohen ne banesë”-, shtoi Golemi. Të gjitha këto shërbime po ofrohen edhe në njësitë e tjera administrative të Gjirokastrës ku secili administrator është edhe patronazhues për banorët e tij ne fshatrat më të largët.