Bashkia e Pukës ka nisur punën për përkujdesjen ndaj të moshuarve në vetmi në qytet dhe njësitë administrative. Pas urdhrit që mori qeveria për të izoluar në shtëpi të gjitha moshat e treta për të frenuar përhapjen e koronavirusit, bashkia prej dy ditësh ka nisur shpërndarjen e ushqimeve, detergjentëve, si dhe mjeteve higjieno-sanitare.
Kryetari i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, tha se “edhe pse në Pukë nuk është shënuar asnjë rast deri tani ne duhet të zbatojmë pikë për pikë të gjtha rregullat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë”. “Ne kemi marrë të gjitha masat dhe pavarësisht se qeveria shqiptare doli me këto vendime për ti përkrahur këto nisma sot ne po vazhdojmë punën. Dje kemi shpërndarë ndihma në 20-30 familje. Po ashtu janë marrë masa që recetat e të sëmurëve që nuk kanë mundësi të dalin bashkia do ti përballojmë me aktivistët , stafin tonë, të cilët do të marrin ilaçet në farmaci në qytet dhe për t’ia dërguar në kohë rekord familjes që ka nevojë për këto medikamente”.
Sipas Gjonaj, ne do të bëjmë kontrolle të vazhdueshme me grupet e policisë dhe bashkisë sepse ne kemi një program të përbashkët në fushën e lëvizjes së kontrollit. “Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen se çdo lëvizje e jona është e dë mshme për familjen tonë, fëmijët e shoqërinë që na rrethon “, tha Gjonaj. Kreybashkiaku Gjonaj u shpreh se sot po ashtu ka nisur puna për dezinfektimin e të gjitha rrugëve të qytetit, rrugicave, hyrjeve në pallate. Kjo sëmundje me kaq agre sivitet nuk mund të përballohet ndryshe përveç se me masa të jashtëzakonshme higjieno -sanitare”. Bashkia e Pukës është e para në Shqipëri që nisi aksionin në ndihmë të moshuarve që ata të mos dalin nga shtëpitë e tyre.