Shumëkush do të kishte zgjedhur që në këtë periudhë të vështirë për këdo të qëndronte pranë familjes, por këtë luks nuk e kanë ata që janë çdo ditë në shërbim të komunitetit. I tillë është edhe rasti i administratores së Njësisë Nr.4 në kryeqytet. Liri Qoshi ndonëse sot ka ditëlindjen, ajo që në orët e para të mëngjesit po vijon punën bashkë me ekipin e saj për të shpërdarë pakot ushqimore në çdo banesë të moshuarisht të vetmuar, duke filluar nga Kinostudio e Alliasi e deri tek Bregu i Lumit.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, duke e falenderuar për përkushtimin ndaj punës dhe ndihmës për komunitetin, përmes një mesazhi ka një urim të veçant për administratoren.