Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi vijon rrëfimin e saj para shqiptarëve.

Ajo ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi përditshmërinë e saj në karantinë.

Kryemadhi pranoi se është duke e shfrytëzuar këtë kohë për të qendruar me familjen, madje e ka marrë më seriozisht se kurrë rolin e amvisës.

Pavarësisht vakteve të bollshme dhe ushqimeve të shëndetshme që tregoi se gatuan, ajo pranoi se këto ditë ka rënë në peshë.

“Çuditërisht jam dobësuar. Edhe telefoni nuk ma njeh më fytyrën, për shkak se ka ndryshuar fizionomia. Ndoshta edhe për shkak të flokëve se s’ka as parukier”, tha duke qeshur ajo.

Mesa duket, Kryemadhi ndryshon shpesh linjat e trupit dhe fizionominë e trupit.

Më poshtë po përcjellim disa nga ndryshimet që ka pësuar ajo ndër vite.