Përmes një postimi në facebook, kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana u bën thirrje të gjithë qytetarëve për t’u ndërgjegjësuar plotësisht ndaj situatës që po kalojmë për shkak të Covid-19. Ai thekson se për çdo shkelës të rregullave do të ketë masa të ashpra.

Ja deklarata e tij e plotë:

Shikoni rrezikun e përhapjes nëse nuk ruani distancën nga njerëzit, kur dilni jashtë shtëpisë. Çfarë ju duhet më shumë sesa kaq për të kuptuar?

Kontakti me njerëzit shton infektimin ndaj virusit. Nuk është koha për të dalë xhiro
Për çdo SHKELËS TË RREGULLAVE do të ketë masa të ashpra. Nuk mund të lejojmë që pakujdesia e disave të hedhë poshtë sakrificën e gjithë njerëzve të tjerë që qëndrojnë në shtëpi.
Shikoni se ç’po ndodh në Italinë fqinje, po TRONDITET e gjithë bota.

Mjekët janë në krye të detyrës në këtë luftë të heshtur. Le të bëjmë dhe ne pjesën tonë: QËNDRONI NË SHTËPI!
Na duhet durim e ndërgjegjësim. Vetëm izolimi mund t’u japë fund këtyre ditëve të paralizuara.
ASNJË DALJE NGA SHTËPIA!