Kur do të jetë kulmi i epidemisë së koronavirusit në vendin tonë? Është ende herët për të marrë një përgjigje të prerë edhe nga ekspertët, pasi kjo situatë nuk mund të parashikohet saktësisht shprehen ata. Në një lidhje për Tv Klan, pak minuta më parë, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, dha një kohë se kur mendohet të jetë kulmi i koronavirusit në vendin tonë. Ai ripërsërit faktin se kjo javë së bashku me javën e ardhshme, do të jenë tejet të vështira.
“Siç e kam thënë shpesh, kjo javë dhe java që do të pasojë, do të jetë shumë e vështirë. Kulmi mendohet të jetë në fillimin e prillit. Dy javët e para janë vendimtare. Të gjitha masat e marra nga qeveria, do të japin efekt. Nëse janë zbatuar, atëherë rastet nuk do t jenë të larta. Në të kundërt, parashikohen të jenë shumë të vështira”, u shpreh mjeku Pipero.