Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha të mërkurën se OBSH-ja do të nisë një studim kërkimor me shumëkahësh e shumëkombësh provash klinike për testimin e terapive të mundshme ndaj koronavirusit, si pjesë e një përpjekje agresive për të t’i dhënë hov kërkimit global të barnave për të trajtuar Covid-19.
Do të testohen katër barna ose kombinime barnash, të licensuara dhe të përdorura tashmë për sëmundje të tjera, tha Dr. Tedros në fjalën e tij të hapjes në konferencën për media për COVID-19 më 18 mars. Dhjetë shtete kanë shprehur tashmë gatishmërinë për të marrë pjesë në studim.
“OBSH-ja dhe partnerët e saj janë po organizojnë pra një studim në shumë vende, ku disa prej këtyre trajtimeve të paprovuara krahasohen me njëri-tjetrin”, tha ai gjatë konferencës për media në Gjenevë, duke shtuar se ky studim i madh, ndërkombëtar, i cili është hartuar për të gjeneruar të dhëna të plota e të sakta që na duhen për të vlerësuar se cilat trajtime janë më efektive, është quajtur studimi i #SOLIDARITETIT.