Ditën e sotme pritet të lënë qelitë 600 të burgosur, të cilët përfituan nga akti normativ për situatën emergjente të krijuar, pas përhapjes së COVID-19 në vendin tonë. Me hyrjen në fuqi të Aktit Normativ, të burgosurit do të vetëkarantinohen në shtëpitë e tyre për 3 muaj dhe nëse dalin në rrugë do iu rritet dënimi i tyre me 5 vite.

Nga ky projektligj përfitojnë personat e dënuar me vendim të formës së prerë që u kanë mbetur për të vuajtur nga dënimi i dhënë deri në 3 vjet burgim. Pjesë e listës janë edhe të dënbuarit iu kanë mbetur deri në 5 vjet burgim, por që duhet të jenë mbi 60-vjeç dhe që vuajnë nga sëmundje kronike.