Akti Normativ për paketën anti KÇK (kap çfarë të kapësh) i miratuar nga Këshilli i Ministrave më 31 janar do të shqyrtohet në seancën e sotme plenare të Kuvendit, ku pritet të vendoset nëse do të miratohet kjo paketë me fuqi 1-vjeçare deri më 31 dhjetor. Në seancën e sotme plenare pritet që debatet të jenë të nxehta gjatë diskutimit të aktit normativ pasi aku zat ndaj kësaj pakete nuk kanë munguar si nga opozita, presidenti Meta, një numër organizatash të shoqërisë civile dhe shk elje të të drejtave të njeriut dhe mbivendosje e SPAK dhe BKH. Kuvendi do të diskutojë për administrin e pasurive të sekuestruara dhe të konfi skuara, pasi dyshohet se burojnë nga k rimi.
Po sot është parashikuar të mbahet edhe interpelanca urgjente që disa deputetë të opozitës së re kanë kërkuar me ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku.