La Liga e Spanjës ka pezulluar ndeshjet e javës së 28 dhe 29 për shkak të frikës nga koronavirusi i njohur zyrtarisht si Covid-19, transmeton Anadolu Agency.“La Liga e konsideron të përshtatshme që të vazhdojë në fazën tjetër të protokollit të veprimit kundër Covid-19 dhe të shtyjë ‘Matchdays 28 & 29’ të garës”, thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të La Ligës.Shumë aktivitete sportive ndërkombëtare u anuluan ose u riplanifikuan ndërsa disa u luajtën ose do të luhen pa tifozë në stadiume.

Ndërkohë, Shoqata e Futbollit në Spanjë ka vendosur që ndeshjet në shkallën më të lartë të Spanjës të luhen të martën me dyer të mbyllura për publikun.Finalja e “Copa Del Rey” mes klubeve Real Sociedad dhe Athletic Bilbao, e cila ishte paraparë të luhej në prill është shtyrë për shkak të shpërthimit të koronavirusit.Koranavirusi shkaktoi më shumë se 80 v de kje në Spanjë me gjithsej 2.128 raste të konfirmuara deri më tani ndërsa numri global i vd e kjeve nga ky virus ka tejkaluar shifrën 4.600 dhe me mbi 123.400 raste të konfirmuara.