ITALI
Rritet sërish numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në Itali. Në 24 orët ë fundit në shtetin fqinj kanë vdekur 683 persona duke e çuar numrin total në 7503.
Ndërsa të infektuarit janë 57.521, 3.491 më shumë se ditën e djeshme. Po ashtu edhe numri i të shëruarve është rritur, 9.362, 1.036 më shumë se një ditë më parë.
Fatkeqësisht në Itali kanë ndërruar jetë dhe dy mjekë të tjerë duke e çuar në 33 numrin e bluzave të bardha që kanë humbur bejetën me COVID-19.