Dita e Manchester United ka nisur me një lajm të madh, teksa në mediat angleze shkruhet se vetëm pak kohë e ndajnë Paul Pogba nga rikthimi në ekip. Ylli francez është jashtë fushave që nga muaji dhjetor i vitit të shkuar. Mesfushori pritet që të rikthehet të stërvitet me grupin normalisht javën e ardhshme. Një lajm vërtet i madh për “Djajtë e Kuq”, që tashmë do të kenë një forcë të shtuar për sprintin final të Premier League dhe Europa League.
Kujtojmë që United vu an gjithashtu edhe mungesën e një tjetër lojtari shumë të rëndësishëm si Marcus Rashford, i cili prej disa kohësh është jashtë fushave.