Shërohet nga COVID-19 Sophie Trudeau. Lajmin e ka dhënë vetë bashkëshortja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau me anë të një video të postuar në Instastoy. Ajo dy javë më parë ishte infektuar me COVID-19. Sophie Trudeau paraqiti problemet e para pasi u kthye nga një udhëtim në Britaninë e Madhe, ku ndodhej për arsye të agjendës së saj si zonja e parë e vendit amerikano-verior.
Më pas bëri edhe testin ku rezultoi pozitive. Kjo detyroi edhe kryeministrin kanadez të qëndronte i izoluar në rezidencën e tij. Kryeministri Trudeau deklaroi gjithsesi se është aktiv dhe po merr pjesë online në të gjitha mbledhjet, edhe në atë kushtuar pikërisht koronavirusit.