Deputeti Lefter Maliqi doli në një deklaratë publike nga Kuvendi ku i bën thirrje ndërkombëtarëve të distancohen nga kryeministri Edi Rama. Sipas tij partnerët më të besueshëm në vend janë presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. “Ndërkombëtarët duhet të distancohen. Po merr në qafë fatet e vendit. Ka mash truar, kri minal izuar vendin dhe po e shpopullon vendin. Të nderuar ndërkombëtarë dhe seli diplomatike. Shikoni realitetin si është. Mos i besoni Edi Ramës. Maliqi tha se Rama duhet “shporrur” dhe bëri thirrje për vijimin e protestave. Lefter Maliqi: “Ky kryeministër duhet shporrur një herë e mirë. Ka dëme e mëk ate të mëdha ndaj miqve dhe SHBA. Ne duhet të shporrim këtë të keqe të madhe dhe të çlirojmë elektoratin e PS. Ka shka tërruar reformën elektorale.”
“Në manifestimin e 2 marsit pamë edhe flamurin amerikan. Në Protestë pamë edhe flamurin amerikan, sepse Amerika mbetet djepi i demokracisë, kulturës etj. Shqiptarët e kanë treguar se duan Amerikën, sepse mbajnë në zemër Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Besoj dhe shpresoj që ambasada amerikane dhe të tjerë ndërkombëtarë të njohin realitetin dhe mos besojnë ca ministra kukulla që kanë marrë peng këtë vend. Ky njeri që sot drejton vendin ka mashtruar shqiptarët ka 7 vjet. E dimë se ka vjedhur votat me dosjet e Dibrës dhe të Shijakut. Ndërkombëtarët të distancohen nga Rama, sepse ai vetëm mashtron. Ai do vendos rendin në 100 ditë, por kemi vetëm gjoba, vrasje me spajper etj duke njollosur Shqipërinë. Gënjeu për reformën në arsim, gënjeu për vendosje të rendit. Ka kapur cdo institucion. Rama është mosmirënjohës. Zaptoi të gjitha me zgjedhje lokale. Ky njeri nuk donte prindërit e vet, arrestoi shokët e vet, futi kriminelët në politikë, futi deputet me pranga në duar, për vr asje në Europë, tra fiqe etj. Ky njeri vetëm aktron, ka kana bizuar vendin. Të nderuar ndërkombëtarë, ky është realiteti dhe shihni realitetin në sy”, tha Maliqi.
Lefter Maliqi nënvizoi se Rama sot nuk ka mbështetje dhe se nëse thërret njerëzit të dalin në shesh, nuk grumbullon dot më shumë se 2000 vetë, ata që janë të komanduar nga ai. “Për herë të parë, mijëra shqiptarë dolën në shesh në mbrojtje të demokracisë, Kushtetutës dhe të ardhmes së vendit. Kjo ishte besëlidhja e shqiptarëve e datës 2, ku uragani popullor u pa dhe u bashkua. Kemi edhe një besëlidhje tjetër të bandave, krimit, e me radhë. Nëse ky mash truesi i shqiptarëve do të bënte tubim, pa marrë pjesë administrata, do të vijnë vetëm ata që ka komanduar vetë. Rama pas vetes vetëm banditë, oligarkë dhe maksimumi 200 veta mund të mbledhë. Kjo është një bandë që po drejton vendin”, deklaroi Maliqi. Më tej, Maliqi ka renditur edhe disa nga mëkatet e kreut të qeverisë.
“Kush është ky, që thotë se Vangjush Dako edhe nëse futet në bu rg, do të shkojë ta takojë. C’është ky njeri që ka shka tërruar edhe reformën elektorale. Rama po poshtëron PS, jam zhgënjyer edhe unë si socialist. PPP janë skan dale dhe vje dhje. Janë vj edhje dhe prandaj ikin 400 mijë vetë nga Shqipëria. Ky njeri i papërgjegjshëm që nuk njeh as familje, asgjë. E bëri Kongresin e PS në kongres fasadë të bashkëshortes, kjo është Rilindje e fëlliqur, nga e cila duhet të distancohemi. Socialistët e zhgënjyer duhet që të ngrihen dhe të ketë protestë. Kruhet nga balli i skuqur, mbase nga fakti që nuk pranon shumë gjëra. Edi Rama ka oligarkë rreth vetes. Ky me vetting bën shantazh ndaj policëve. Janë mbushur burgjet me njerëz, ndodhin vr asje me snajper në qytetin e Mirditës, tra fiqe kudo. Duhet t’i bashkohemi manifestimeve të presidentit sepse i shërben vendit. Në vend ka krizë në vend e duhet të vazhdohet me protesta. Ta largojmë këtë njeri”, u shpreh Maliqi.