“Lega Calcio”, liga profesioniste e futbollit italian, ka marrë dhe një ditë kohë përpara se t’i dërgojë Federatës Italiane realcionin me kërkesat e saj ndaj qeverisë për të zvogëluar dëmet e ndalesës që iu bë aktivitetit futbollistik. Presidenti Dal Pino ka njoftuar paraprakisht presidentin e federatës, Gravina.
Serie A do të vërë pikat mbi “i” nesër gjatë një asamble që do të zhvillohet nëpërmjet video-konferencës. Jo të gjithë presidentët janë të bindur nga puna e bërë nga shoqëria e këshillimit “Deloitte”. Dëmet prekin shifrën e 70 milionë eurove, do të jenë 170 milionë nëse do të vijohet me dyer të mbyllura dhe 700 milionë euro nëse sezoni do të ndërpritej përfundimisht.
Klubet janë të bindura se në këtë fazë dramatike qeveria as nuk do t’i marrë në konsideratë kërkesat e tyre, ndaj më shumë janë të fokusuar te redekutimet e pagesave për të zbutur sado pak dëmet.