Plot 54 mijë qytetarë kanë aplikuar dje (e dielë, 29 mars) për lejen për daljen për të bërë pazar sot. Shumica kanë kërkuar dalje në fashën e orarit 10- 11 të paradites.
Të shtunën e 28 marsit qeveria mori vendim për kufizimin drastik të lëvizjes në 1 orë dhe ka të drejtë të dalë vetëm një pjesëtar i familjes, i cili paraprakisht duhet të marrë lejen në e-albania ose duke dërguar sms në numrin 55155
E ndërsa sot që ka hyrë në fuqi ky rregull i ri, Policia ka nisur kontrollet në rrugë për të verifikuar nëse qytetarët që lëvizin në këtë orë i kanë ose jo lejet e miratuara nga autoritetet.
Mësohet se shumë qytetarë kanë pasur shumë të vështirë për të marrë leje, ato kanë aplikuar por nuk kanë marrë një sms, por ato kanë dalë pasi e kishin të nevojshme të dilnin të bënin pazare.
Ndërkohë disa pensionistë janë shprehur se nuk kanë qenë në dijeni se duhet të marrin një leje të tillë.