Leonard Koka, vëllai i ish-deputetit të LSI, Lefter Koka kë rcënon botuesin Carlo Bollino pas publikimit të fotove që tregojnë presidentin e republikës Ilir Meta, i cili në vitin 2017 tashmë president i emëruar, merr pjesë në një darkë në krah të dy traf ikantëve të dro gës Xhevdet Troplini dhe Altin Hajri. Koka, në vend që të shpjegojë arsyet e pranisë së tij dhe të vëllait të tij Lefterit dhe te Kreut te Shtetit në krah të trafi kantëve, kë rcënon dhe sha tnazhon të publikojë foto imagjinare që tregon Carlo Bollinon në restorant në Shijak të familjes Hajri. ”Une kam foto shume Karlo per ty dhe per ata qe paguan ty”, shkruan Leonard Koka në një mesazh që ja ka besuar për publikim një gazetari të Syri.net, që ka për pronar djalin e Berishës dhe me zyra qendron tek pallati i Ilir Metës.
Leonard Koka dhe gazetari që shkruan per Syri.net gjykojne me te rendesishme te saktesojne se dy trafi kantët nuk ishin aty për të festuar fitoren e LSI-së në zgjedhjet e qershorit 2017, sic hipotizon Shqiptarja.com dhe ReportTV, por për të festuar ditëlindjen e Lefterit. Pra ky është saktësimi thelbësor që Nard Koka i ka besuar gazetarit të familjes Meta përmes të cilit bën kërc ënimin. Asnjë shpjegim as nga ana e Kokës, as nga ana e gazetarit për praninë e dy trafi kantëve në atë tavolinë, të dy subjekte të OFL-së. Xhevdet Troplini, i ar restuar në 2006 për tra fik ndërkombëtar dro ge është ulur mes Ilir Metës (në atë kohë president i republikës i emëruar) dhe Lefter Kokës (deputet i LSI i sapozgjedhur) pikërisht në qendër të tavolinës në një pozicion “zoti i shtëpisë”. Altin Hajri, aktualisht i kërkuar për sekue strimin dhe vr asjen e Jan Prengës, edhe ai i dën uar për t rafik d roge, është me ta në të njëjtën tavolinë.
Sipas gazetarit të familjes Meta ska ndali qëndron në publikimin e fotos, jo në atë që fotot tregojnë. Por nuk është i vetmi. Pjesa më e madhe e portaleve dhe të mediave kryesore shqiptare nuk i kanë publikuar këto foto. As PD nuk ka reaguar deri tani dhe as Doktor Berisha i cili është gjithmonë i gatshëm të publikojë çdo gjë nga plehrat. Këtë herë, në mënyrë të çuditshme nuk po dëgjohet zëri i asnjë gazetari “investigativ”, asnjë medie “të lirë”, asnjë forcë politike opozite që prej vitesh udhëheq një betejë propagande kundër kr iminalizimit të politikës, nuk po e vënë re se Kreu i Shtetit darkonte e bënte dolli me dy tra fikantë dr oge ne vitin 2017, jo 20 vjet perpara! Tani le të shohim nëse shoqatat e gazetarëve do të reagojnë ndaj këtij sha ntazhi publik që përmes një medie i bëhet një medie tjetër që g uxon të denoncojë me fakte dhe foto lidhjet mes kri mit dhe politikës./ Shqiptarja.com