Dashuria ime, Rri këtu me mua. Këto ditë janë të vështira, shumë të vështira. Punojmë shumë çdo ditë për të rritur katër fëmijët tanë që janë më të vegjël se pesë vjeç. Jemi në një fazë me të vegjëlit tanë, që sado të përpiqem të jem e përpiktë, të zbatoj oraret dhe nevojat e secilit, prapë më duket sikur ka gjëra që s’i kam nën kontroll ose që i harroj. Gjithmonë ndihem si në kao s. E di që flokët i kam të shkatërruar, shtëpia nuk është në gjendje shumë të mirë. Ka raste që mund të rri tri ditë pa u larë… Të mos flasim për larjen e dyshemesë. Një herë eci zbathur, pastaj me këpucë që të shty edhe një ditë larjen. Pjesën më të madhe të kohës nuk jam në humor, sepse fëmijët e vegjël kërkojnë shumë. Shumë vëmendje, shumë udhëzime dhe duan shumë t’i mbash prej dore në hapat e tyre. Kam shumë ndryshime hor monesh, ndihem sikur nuk po funksionoj më, kam shenja depr esioni dhe ka ditë që nuk të pëlqej ty (nuk pëlqej askënd, në fakt).
E megjithatë, pavarësisht se ndihem një minutë keq e një minutë mirë, sërish kam nevojë për ty më shumë se kurrë. Fjalët e mia të ash pra, në të vërtetë mbulojnë nevojën që kam unë për të qarë. Kam frikë se jeta ime nuk do të jetë më kurrë si më parë, trupi im nuk do të jetë më si më parë. Shpesh nuk më pëlqen vetja. Por pres që marrëd hënia jonë të jetë si më parë. Po pres që të vesh sërish fustanin tim të bukur dhe takat. Por ndihem sikur gjin jtë e mi që rrjedhin qumësht janë gjëja më pak se ksi në botë, apo jo? Këto ditë preferoj të fle dhe jo të dal në darkë. Zgjedh ta kaloj natën brenda dhe jo jashtë në shoqëri. Fiksohem pas orareve të ushqyerjes së fëmijëve. Kërkoj në Google për fri kërat e mia. Qaj mbi krevat. Përpiqem të mësohem me humbjen e jetës së vjetër dhe të përshtatem me të renë. Këtë rrëmujë të bukur që e krijuam bashkë. Nuk ndihem vetja dhe kjo është e fri kshme, por kam shpresë që gjërat do të përmirësohen. Por ndërkohë, do të ketë ndryshime. Jemi të përfshirë të dy bashkë në një jetë të re që e krijuam ne. Jeta jonë e vjetër i përket të shkuarës.
Të kërkoj vetëm të më duash derisa të kthehem sërish ajo që kam qenë. Mos ndalo së më dashuri. Po përpiqem t’i kujtoj vetes se këto sfida nuk do të jenë përgjithmonë. Netët e vona pa gjumë me të porsalindur nuk do të zgjasin përgjithmonë. Hor monet do të stabilizohen, nuk do të jem kaq qar amane gjithë kohën. Rrugëtimi i gjidhënies do të përfundojë. Fëmijët do të rriten dhe do të kenë më pak nevojë për ne. E di që do të ndihem vetja sërish. Do të kem sërish dëshirë të bëj aktivitet fizik. Thjesht qëndro këtu me mua. Më përqafo kur qaj pa arsye. Më jep ujë ndërkohë që ushqej me gji. Më thuaj që jam e bukur, kështu siç jam. Më duaj në fazën pas lindjes, më duaj në gjithë këtë rrugëtim. Më duaj derisa të jem sërish vetja, sepse edhe nëse nuk duket, thellë jam e njëjta. Nuk do e doja jetën me asnjë tjetër përveç teje. Me dashuri, Gruaja jote pas lindjes.