Komisioni Europian i është përgjigjur interesit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare(ATSH) lidhur me letrën që Presidentit Ilir Meta i ka drejtuar Komisionerit për Zgjerimin, Olivér Várhelyi. Në reagimin zyrtar për ATSH, Zëdhënësja e KE-së Ana Pisonero thekson se: “Presidenti Meta i është drejtuar me një letër Komisionerit Várhelyi ku ai shpjegon se ka respektuar ligjin në çdo gërmë të tij për sa i përket radhës së ndjekur për emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Në përditësimin e fundit të raportit për Shqipërinë botuar në 2 Mars, Komisioni pranon se “Ekziston një mosmar rëveshje në lidhje me emërimin e fundit të një prej gjyqtarëve, për shkak të një interpretimi ndryshe të procedurës së emërimit nga Presidenti i Republikës. Komisioni i Venecias do të publikojë një opinion mbi këtë çështje në Mars 2020. ”
Komisioni nuk u shpreh se Presidenti ka bërë një interpretim tjetër, por se ka një interpretim ndryshe të procedurës për emërimin e një prej gjyqtarëve nga Presidenti i Republikës. Komisioni nuk bën komente në lidhje me mosmar rëveshjen midis autoriteteve të Shqipërisë. Ne presim opinionin që Komisioni i Venecias do të publikojë së shpejti”.