Pavarësisht pandemisë dhe alarmit botëror për Coronvirus, rivaliteti i përjetëshëm mes Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk është shuar. Për të kthyer edhe një herë debatin se cili prej tyre është më i miri ka menduar legjenda e futbollit Pele. “Ka shumë ekuilibër, por më duket se tani Cristiano Ronaldo është më stabël. Ka të njëjtin rendiment dhe nivel prej dhjetë vitesh”, ka thënë ish-sulmuesi brazilian. Por deri këtu shkojnë elozhet për portugezin. “Duhet të themi të vërtetë. Babai dhe nëna ime e kanë mbyllur “fabrikën”. Kështu, nuk do të ketë më të tjerë Pele”, ka thënë “O’Rey”.