Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një thirrje të fortë për të zbatuar masat kundër përhapjes së koronavirusit.Në një postim në rrjetet sociale, Tomorri i quan absurditet deklarata të tilla, që i cilësojnë masat e qeverisë si cënim të lirisë.

“Seriozisht nuk i kuptoj keta qe ngrene zerin kunder Rames dhe qeverise pse po merr masa shtrenguese duke cenuar lirine e njerezve.Une mendoj se normalisht qeverise duhet ti behet presion qe te marre sa me shume masa. Edhe kjo teza e cenimit te lirise eshte absurditet total. Liria pas vdekjes nuk vlen.Megjithate kjo dynja eshte ceshtje zgjedhjesh te lira. Kush eshte trim dhe ka qejf te marre fryme me tub ne spital eshte i lire ta beje, por pa marre ne qafe te tjeret”-shkruan gazetari.