Pak ditë më parë bëri jo pak bujë në mediat italiane lajmi se Juventus po kërkon me ngulm që të sigurojë shërbimet e Ferran Torres. Ky i fundit është një ndër lojtarët më premtues spanjoll.
Gjithsesi, bardhezinjtë nuk do ta kenë aspak të lehtë, pasi në luftë me ta është futur edhe Liverpool, madje me ofertë konkrete. Sipas “Mirror”, “The Reds” kanë gati 90 milionë euro për të bindur Valencian.
Një shifër vërtet e majme, që zor se mund të refuzohet. E themi këtë pasi kontrata e Torres skadon në verën e vitit 2021 dhe Valencia nuk mund të rrezikojë ta humbasë me parametra zero një lojtar të tillë. Liverpool ka ofertën gati, tashmë pritet përgjigja e Juventusit.