Coutinho s’do të kthehet në Anfield
Mirror raporton se Liverpooli nuk është i interesuar për ta kthyer Philippe Coutinhon në ‘Anfield’.
Coutinho do të jetë 28 vjeçar kur të hapet afati kalimtar i verës dhe Redsat nuk shohin asnjë arsye të shpenzojnë për një lojtar të asaj moshe.
Coutinho nuk arriti të gjejë veten te Barcelona dhe vitin e kaluar u transferua te Bayern Munich.
Por, ai s’po e gjen veten as te Bayerni, që s’do të shpenzojë 120 milionë euro për brazilianin, shifër e vendos në marrëveshjen e huazimit, kështu ai do të kthehet në Barcelonë gjatë verës, por do të kërkojë një klub ku do të bënte atë që bënte vite me parë me Liverpoolin.