Blogerja e njohur Lori Hoxha prej kohësh nuk është treguar aktive në rrjete sociale. Postimi i saj i fundit në Instagram daton që me 27 Janar. Mungesa e saj ka shqetësuar fansat, të cilët së fundmi kanë pyetur Sara Hoxhën rreth saj.Sara ka realizuar një intervistë me ndjekësit në Instastory, duke iu përgjigjur pyetjeve që i kanë drejtuar.
Një ndër ta, e ka pyetur rreth motrës, nëse është mirë dhe për ç’arsye është zhd ukur nga rrjetet sociale.“Nuk e kam parë Lorin në Insta. Është mirë?”, ka shkruar dikush. Sara ka treguar se blogerja është mirë dhe thjesht po i kushton kohë vetes. “Ajo është mirë. Thjesht po i kushton kohë vetes, po udhëton botën dhe po distancohet nga teknologjia”, ka shkruar Sara.