1. Xhemre i tregon Gokhanit se e tërhoqi padinë ndaj Burakut. Gokhan nxehet me veprimin e Xhemres dhe Defne i largon ata më shumë nga njëri-tjetri. Serkan mëson se Ejlyl u nda nga ai për faj të Nazanit.

Mesude i kërkon Nazanit ta punësojë si pastruese për të larë borxhin e Ejlylit. Serkan futet pa leje në jetimore vetëm për të takuar Ejlylin. Ai pajtohet me Ejlylin dhe i shpreh dashurinë para vajzave të jetimores. Gazetat shkruajnë për Meralin dhe faktin që ajo është jetime.

 

Meral e përjeton keq por Feride i tregon se me këtë ajo do t’i japë shpresë shumë vajzave për të ndjekur ëndrrat e tyre. Defne shkon në jetimore dhe viziton Xhemren për ta pyetur rreth Gokhanit.Serkan dhe Ejlyl dalin së bashku por Kemal nuk i lë të qetë. Meral pë rballet me nënën e saj./revistawho