Nga Altin Ketro
Nëpërmjet televizionit TCH u njohëm me një letër të formatit “sqarues” që Lulzim Basha i ka drejtuar ambasadores amerikane në Shqipëri, zonjës Yuri Kim. Ajo letër, kishte një objekt të caktuar; sqarimin e ambasadores Kim në lidhje me gjyqin dhe dë nimin e ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji, i cili për Bashën ishte një gjyq politik. Fillimisht po bëj një kronologji të ngjarjeve. Më datë 18 dhjetor 2019, gjykata dë non me b urg Ervin Salianjin. Më datë 22 janar 2020 mbërrin në Shqipëri ambasadorja Kim për nisjen e misionit të saj diplomatik. Më datë 4 shkurt 2020 Lulzim Basha pret në një takim mirëseardhjeje ambasadoren Kim. Më datë 11 shkurt 2020 Lulzim Basha i dërgon letrën “sqaruese” të cilës i bashkëlidh edhe “faktet” e tija. Në fund del me dy konkluzione: gjykatësi është njeri i Partisë Socialiste dhe, dënimi i Salianjit është politik. Siç duket, Lulzim Basha mezi paska pritur për të gjetur “kishë” ku të falet. Ardhja e ambasadorës Kim, për Lulzim Bashën, është trajtuar si një mundësi ku ai të gjejë një “aleat” për të adresuar çështje penale të bashkëpunëtoreve të tij me synim që të marrë prej saj një mbështetje, qoftë edhe morale, për të de legjitimuar kështu vendimet e drejtësisë.
Nuk di të them nëse Lulzim Basha e ka bërë me kokë të vetë atë letër, apo ia kanë sugjeruar. Por cilido që të jetë autori ideator, Lulzim Basha, si nënshkrues i letrës, ka bërë gafë politike dhe diplomatike. Në aspektin politik ai ka gabuar sepse ka dhënë mesazhin në publik se nuk e lë drejtësinë të marrë vendime për politikanët, por përpiqet t’u gjejë atyre alibi siç bënte me vetveten kur “së murej” sa herë drejtësia e thërriste për të dëshmuar. Konkluzioni: kur Lulzim Basha sot që është në opozitë nuk e lë drejtësinë të bëjë punën e saj, paramendoni pastaj se ç’do të ndodhë po të vijë në pushtet se sa pengesë do të bëhet kur vjen puna tek dënimi i njerëzve të vet. Në aspektin diplomatik sërish ai ka gab uar, sepse e ka trajtuar ambasadën amerikane si të ishte gjykata e Apelit.
Unë nuk i vë faj Lulzim Bashës që i del në krahë Ervin Salianjit. Sepse ky i fundit nuk është fa jtori i vetëm. Videon e Albert Veliut, alias “Babale”, na e moderoi dora vetë, Lulzim Basha, shoqëruar nga Salianji, Bardhi dhe Alibeaj. Treshja Basha- Bardhi- Alibeaj, duhet të jenë të lumtur që ia hodhën paq duke mos u bërë pjesë e dosjes “Babale”. Lulzim Basha natyrisht që ndjehet i shqetësuar për dë nimin e Salianjit, sepse e di shumë mirë që ai nuk ishte i vetmi i implikuar në atë çështje. Nuk ka kuptim të mendohet që Ervin Salianji i ka hedhur hi syve liderit të vetë që e promovoi në politikë, duke ia mbushur mendjen se kemi të bëjmë me ngjarje të vërtetë. Vetëm nëse Salianji ka pasur ndërmend për ta dëmtuar politikisht dhe penalisht Lulzim Bashën, mund të merrte kuptim ky arsyetim. Kjo do të thotë që Lulzim Basha ka qenë në dijeni të gjithçkaje që po gatuhej nën rrogoz në d ëm të ministrit Fatmir Xhafaj në veçanti dhe të mazhorancës socialiste në përgjithësi.
Vetë Salianji ndjehet i tradhëtuar sepse ndërmarrja e një aventure të tillë të formatit “ko mplot kun dër shtetit”, bëhet vetëm kur ke garanci të fortë politike se nuk të gjen gjë. Kur Lulzim Basha shfaqi intervistën me Babalen në një ekran tek selia e SHQUP-it, ai drejtoi gishtin tregues nga Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama. Ndonëse ajo intervistë dhe ato çka Babalja tha, mund të bindnin vetëm kolopuçët e kopshteve, ai njëkohësisht mori mbi vete edhe garancinë për Salianjin se ai do të ishte i paprekshëm. Dhe garancinë e përforcoi me numrin dy të partisë dhe me bashkëjetuesin e gjykatëses kushtetuese, që i mbante si figurantë në krahë. Letra e Lulzim Bashës drejtuar ambasadores Kim, në këto rrethana, për më tepër kur ende nuk është shprehur gjykata e Apelit, është fyese për ambasadoren. Ajo nuk kishte qëllime sqaruese, po as më pak e as më shumë, qëllime ndikuese.
Pra, meqë vetting-u monitorohet nga amerikanët, i kërkohej indirekt ambasadores së sapoardhur që të investohej me autoritetin e saj që çështja në apel të mbyllet sa më në favor të Salianjit. Për Lulzim Bashën, qoftë edhe një prononcim publik i ambasadores Kim për këtë çështje, do të konsiderohej një ndihmë shumë e madhe. Sepse një “paf ajësi” për Salianjin, do të thotë që të gjithë broçkullat e Babales, që fyejnë edhe inteligjencën më ordinere të mundshme, të konsiderohen të vërteta; rrjedhimisht të pranohet se ka pasur takime të Babales me Agron Xhafën, ndonëse qelizat telefonike i nxirrnin disa qindra kilometra larg njëri tjetrit; që zëri i Alizotit është i Agronit; që bisedat e përgjuara telefonike Babale- Alizoti për mospërfitimin e premtim-shpërblimit prej 200 mijë euro të mos kenë ekzistuar, e kështu me radhë.
Ervin Salianji nuk është zyrtar i lartë në hierarkinë e PD-së që duhet të marrë, në rastin më të mirë, vëmendjen e një ambasadori. Prandaj, duhet të kesh guxim prej budallai, ose një hall shumë të madh që të lë pa gjumë, që vetëm një javë pasi e ke takuar për herë të parë ambasadoren amerikane, t’i drejtohesh asaj me një letër aq provokuese. Unë kam bindjen se në këtë rast kemi të bëjmë me një hall shumë të madh. Hallin e një bashkëautori në krim që sheh se si bashkëpunëtori po i shkon drejt qelisë dhe rrezikon të marrë edhe atë me vete. Kjo pastaj zgjidhet me ligjin mafioz “Omerta”. Në këtë lëmë është ekspert Berisha që ka dalë i palagur këto tri dekada dhe duket se në gjurmët e tij është edhe pasardhësi që me aq dashuri e katapultoi në krye të Partisë Demokratike. TemA