Tiranë, 20 Mars – Manastirliu ka bërë një apel të fortë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, të respektojnë masat, pasi kjo nuk është një lojë, por luftë. Në një lidhje direkte në Ora News Manastirliu tha se e vetmja mënyrë për ta fituar këtë luftë është të respektojnë distancimin social.

“Edhe njëhërë qytetarëve, që të ruajnë distancat me njëri tjetrin. Të ruajmë distancimin social. Këto janë rregulla të vendosura për t’u zbatuar, duhet t’i bëjmë zakone këto rregulla. Nuk është lojë, është luftë dhe ndaj të gjitha masat duhet të respektohen. E vetmja mënyrë është të ruajmë distancimin social, të rrimë në shtëpi, për të mos lejuar përhapjen e këtij virusi”, bëri thirrje ministrja.

Duke theksuar komunikimin e vazhdueshem me OBSH, ministrja Manastirliu u shpreh se po organizohet edhe një telekonferencë me partnerët ndërkombëtarë për të pasur kanale të lira komunikimi për furnizimin në vazhdim për pajisje mjekësore.

“Ne i kemi bërë një kerkësë Kinës, jemi në pritje, por jo vetëm ndaj tyre. Kemi organizuar një telekonferencë me partnerët ndërkombëtarë në vend, nje telekonferencë që kam pasur dje, për të mundësuar këto ditë, të kemi kanale të lira komunimi për furnizimin në vazhdim për pajisje mjekësore. OBSH është një partner ynë, dhe ata po na suportojnë vazhdimisht. Edhe me SHBA jemi në kontakte për të siguruar brenda potencialeve që janë sot furnizmet në vazhdim qoftë materialet e mbrotjes personale, aparatura dhe teste”, tha Manastirliu.

Manastirliu ka deklaruar se pas Spitalit të Infektivtit po behet riorganizimi i spitalit COVID-2 tek “Shefqet Ndroqi” dhe me pas në skenarët e mëtejshmëm ish-kirurgjitë në QSUT gjithashtu do të jenë në dispozicion nëse do të nevojiten për trajtimin e të infektuarve me COVID-19.